Bota

Spanja regjistron MARSIN më të keq që nga viti 2008, digjen 40,000 hektarë tokë

Nëse viti 2022 u cilësua si më i keqi i shekullit për sa i përket zjarreve, zjarret që kanë shpërthyer ditët e fundit në vende si Asturias apo Castellón janë shqetësuese.

10 Prill 2023, 17:36 Nga A.B
Spanja regjistron MARSIN më të keq që nga viti 2008, digjen
Forcat zjarrefikese

SPANJË- Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta, të pazakonta për sezonin dëshmojnë se sezoni i zjarreve filloi shumë më herët në Spanjë. Sipas shifrave zyrtare në vitin 2022, katër nga dhjetë hektarë tokë të djegur në Bashkimin Evropian ishin në territorin spanjoll.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) vlerëson se deri më tani në vitin 2023 zjarret kanë djegur më shumë se 53,000 hektarë në Spanjë, megjithëse shifrat e Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik, më 28 shkurt, thonë se ato nuk i kalojnë 5,400 hektarë. Deri më tani në vitin 2023 bie në sy numri i shpërthimeve të regjistruara, i cili tashmë përbën 50% të totalit për vitin 2022. Me këto të dhëna, këtë vit Spanja ka regjistruar marsin e saj më të keq që nga viti 2008 dhe janë regjistruar më shumë se 40,000 hektarë sipërfaqe të djegura.

Spanja regjistron MARSIN më të keq që nga viti 2008, digjen

Nëse viti 2022 u cilësua si më i keqi i shekullit për sa i përket zjarreve, zjarret që kanë shpërthyer ditët e fundit në vende si Asturias apo Castellón janë shqetësuese.

Sipas hartës së Shërbimit Shtetëror Meteorologjik (AEMET), provincat me rrezikun më të madh për të pësuar zjarre në ditët në vijim janë Asturias, Huesca, Lleida, Teruel, Castellón, Almeria dhe Granada.Ekspertët theksojnë se shumica e këtyre zjarreve janë zjarrvënie, në fund të fundit, në zjarret e fundit në Asturias, pati më shumë se 100 shpërthime dhe ato filluan pothuajse njëkohësisht./Dosja.al

spanje moti ne spanje

Sondazh

Poll