Politike

Zotimet e Berishës: Anulohet projekti për Portin e Durrësit dhe shembja e ndërtesa 50-vjeçare. Veliaj të shpjegojë çfarë e lidh me terroristët e Iranit

Kreu i PD-së ripërsëriti ligjin e depozituar në Kuvend dhe tha se ka për qëllim hetimin e çdo deputeti nga viti 1992, por që është kryeministri Edi Rama ai që s’e pranon.

10 Prill 2023, 15:08 Nga F.M
Zotimet e Berishës: Anulohet projekti për Portin e Durrësit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në momentin që do të vijë në pushtet do të anulojë çdo vendim që e konsideron të paligjshëm. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha përmendi vendimin për shembjet e ndërtesave mbi 50-vjeçare.

“Një nga vendimet e para që do anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar që janë të ndërtuara 50 vite me parë. Ai vendim do hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zeza e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta për ta marrë trafikanti dhe mafia. Çdo ndërtim që do prishet do shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut. Kjo është absolute dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin do paralizohen ata që i kanë prishur,”- tha Berisha.

Ai gjithashtu tha sapo të vijë në pushtet do të anulojë projektin e Portin e Durrësit, që e konsideroi një vjedhje e madhe me qëllimin e vetëm për të pasuruar kryeministrin Edi Rama.

“Kjo vjedhje e madhe ka për qëllim të bëjë miliarder Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabbari i Edi Ramës. Por kjo kurrë nuk do pranohet. Do anulohet. Ne kemi filluar denoncimet. Ndaj dhe do bëjmë gjithçka ta anulojmë,”- shtoi Berisha.

Kreu i PD-së ripërsëriti ligjin e depozituar në Kuvend dhe tha se ka për qëllim hetimin e çdo deputeti nga viti 1992, por që është kryeministri Edi Rama ai që s’e pranon.

“Ju e dini që unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat.  Rama nuk e pranon. Por zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo në muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi për hajdutët e pushtetit është një amnisti për ta. Parashkrimi u bën të mundur atyre të krijoni parajsa përrallore. A do hetohet? Pa diskutim, edhe ata që kanë abuzuar. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese nga 22 marsi i vitit 1992 për të mos thënë 31 mars 91 e në vazhdim,”- shtoi ai.

Kryedemokrati akuzoi sërish kryebashkiakun Erion Veliaj se është i përfshirë në një aferë me Iranin për inceneratorin.

“Denoncimi i lidhjes iraniane të Erion Veliajt dhe ortakut të Ali Aliabadit, ish-komandantit të Gardës Revolucionare terroriste të Iranit, mbeti pa asnjë përgjigje prej tij. Në një kohë kur një nga ortakët e kompanisë Integrated Energy, sjell fakte dhe prova se Bruno Preseci është ortak me ish-komandantin e Pasdaranit dhe se po lajnë para në djegësin e Tiranës. Kemi të bëjmë me një specie mafioze të rrezikshme në çdo aspekt. I them Erion Veliajt, dil e shpjego se çfarë lidhjesh ke me Bruno Presecin, me Miliad Lopën dhe Ali Aliabadin? Është ky ekip hajnash, mafiozësh, një konglomerat i mafies rajonale dhe ndërkombëtare që garojnë më 14, por që do të shkojnë aty ku e meritojnë,”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll