Politike

"Arrestoni Saliun"/ Denoncimi i Berishës: Zonja Rama tërbohet e kap prokurorët, thjeshtra vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme

Berisha tha gjithashtu se thjeshtra e kryeministrit Rama, Rea Xhillari vrapon pas tenderave publikë, duke ditur që ligjërisht nuk duhet të përfitojë. 

10 Prill 2023, 13:09 Nga F.M
"Arrestoni Saliun"/ Denoncimi i Berishës: Zonja Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi familjen e kryeministrit Edi Rama se do të përgjigjen para ligjit për çdo shkelje që kanë kryer. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se edhe Linda Rama kërkon që prokurorët ta arrestojnë atë. Sipas kreut të PD-së kjo sjellje e barazon me ambasadoren Yuri Kim, të cilën e konsideron guvernatore. Berisha tha gjithashtu se thjeshtra e kryeministrit Rama, Rea Xhillari vrapon pas tenderave publikë, duke ditur që ligjërisht nuk duhet të përfitojë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.
Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë ër shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve. Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme. Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë.

sali berisha sali berisha 10 prill 2023

Sondazh

Poll