Politike

Këlliçi në garë për Tiranën, Meta: Ai do harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të komunitetit autokton tiranas

Meta deklaron se Këlliçi do harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

10 Prill 2023, 14:09 Nga A.B
Këlliçi në garë për Tiranën, Meta: Ai do
Ilir Meta, Belind Kellici

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishin të pranishëm ditën e sotme në një takim në kryeqytet me komunitetin nga Skrapari. Meta ka ndarë pamje nga ky takim, ku shkruan se ishte kënaqësi që kaloi kohë me to. Po ashtu, duke mbështetur Këlliçin në kandidimin e tij, Meta shton se ai do harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Postimi

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi
Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit. Bashkë Fitojmë!

ilir meta belind kellici

Sondazh

Poll