Politike

Emigrantët/ Berisha: Më 14 maj ejani në Shqipëri, bëni gjithçka për të votuar se Rama ju pengon

Sipas Berishës, edhe ata që nuk kanë mundësi të vijnë, duhet të bindin të gjithë të afërmit e tyre se për kë duhet të votojnë, duke kujtuar se për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, kanë marrë rrugët e emigracionit. 

10 Prill 2023, 12:29 Nga F.M
Emigrantët/ Berisha: Më 14 maj ejani në Shqipëri, bëni
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që të votojnë më 14 maj. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se vota e emigratënve është penguar nga vetë kryeministri Rama, ndaj ata duhet të kthehen vetë në atdhe për të votuar. Sipas Berishës, edhe ata që nuk kanë mundësi të vijnë, duhet të bindin të gjithë të afërmit e tyre se për kë duhet të votojnë, duke kujtuar se për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, kanë marrë rrugët e emigracionit. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni. Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për të votuar, është i një rëndësie shumë të madhe. Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin.

sali berisha sali berisha 10 prill 2023

Sondazh

Poll