Politike

Tenderat në Bashkinë e Tiranës, Blushi: Pa garë dhe pa konkurencë, vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve

Blushi deklaron se Bashkia ka nevojë për një administrator që do mund të bëjë transparencë dhe të japë llogari se ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë.

10 Prill 2023, 14:27 Nga A.B
Tenderat në Bashkinë e Tiranës, Blushi: Pa garë dhe pa
Tedi Blushi

TIRANË- 'Partia e Lirisë' denoncon abuzimet më tenderat në Bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi të bërë në 'Facebook' Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaron se tenderat po bëhen pa garë dhe pa konkurencë. Ai shton se Bashkia ka nevojë për një administrator që do mund të bëjë transparencë dhe të japë llogari se ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë.

POSTIMI

Tenderat pa garë dhe pa konkurrencë të Bashkisë së Tiranës, janë thjesht dhe troç: vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka nevojë ulëritëse për një administrator të ndershëm, që bën transparencë dhe jep llogari, që nuk i çon taksat tuaja në xhepat e klientëve të tij, por ua kthen ato qytetarëve në shërbime dinjitoze si transporti publik falas dhe modern. Ndryshimi është në dorën tuaj!

tedi blushi bashkia tirane

Sondazh

Poll