Politike

Berisha përsërit thirrjen: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri, jam i gatshëm në ndihmoj me çdo provë

Sipas Berishës, Kim është bashkuar me qeverinë për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.

10 Prill 2023, 12:24 Nga F.M
Berisha përsërit thirrjen: SHBA të hetojë aferat dhe pronat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përsëritur thirrjen nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hetojnë ambasadoren Yuri Kim. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se Kim ka prona në vendin tonë dhe është përfshirë në afera që duhen hetuar. Sipas Kryedemokratit, ajo është kokë e këmbë e përzierë me korrupsionin dhe e krahasoi me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Sipas Berishës, Kim është bashkuar me qeverinë për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë kam respekt të madh për zotin Menendez, udhëheqës i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA.
Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi. Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare. Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën. Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument. Por ky është vetëm një aspekt i saj. Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.
Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri. I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi.

sali berisha sali berisha 10 prill 2023

Sondazh

Poll