Politike

Berisha: Objektivi im, të arrijmë pagat e Sllovenisë, prioritet do të ketë rinia

Ai renditi prioritetet që do të ketë si kryeministër dhe tha se rinia do të jetë një nga prioritetet e tij. Berisha përmendi gjithashtu rikthimin e emigrantëve, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka shkelur çdo rregull në këtë fushatë elektorale.

10 Prill 2023, 12:23 Nga F.M
Berisha: Objektivi im, të arrijmë pagat e Sllovenisë, prioritet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka krahasuar veten me Steve Jobs. Në një bashkëbisedim që pati sot me qytetarët përmes Facebook, Berisha tha se ai do të rikthehet, por jo me Iphone, por me një zhvillim për Shqipërinë. Ai renditi prioritetet që do të ketë si kryeministër dhe tha se rinia do të jetë një nga prioritetet e tij. Berisha përmendi gjithashtu rikthimin e emigrantëve, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka shkelur çdo rregull në këtë fushatë elektorale. Ai tha se objektiv ka që Shqipëria të ketë paga sa Sllovenia.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Çështja më themelore që duhet të zgjidhë PD nesër në pushtet është rikthimi i besimit te të rinjtë shqiptarë dhe te shqiptarët në tërësi, se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri dhe se Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri mahnitëse. Nuk ka diskutim se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve. Së pari, një mundësi reale që të shkollohen në të gjitha shkallët e arsimit. Së dyti, një përpjekje e gjithanshme për punësimin e tyre, një sistem kreditimi për strehimin dhe bizneset e tyre, bonuse për sipërmarrësit që punësojnë të rinjtë. Pra, një kompleks masash, të cilat jo vetëm do bëjnë që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, por kam besim se qindra dhe mijëra të rinj të rikthehen në këtë vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës. Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij. Ne do fitojmë! Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi. Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone. Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve. Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE. Ku e bazoja unë këtë objektiv? Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk ka pasuri përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë një mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve. Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave.

sali berisha sali berisha 10 prill 2023

Sondazh

Poll