Bota

Sulm në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një palestinez

Forcat e ushtrisë izraelite po operonin në kampin e refugjatëve Aqabet Jabr, pranë Jerikos, pa dhënë menjëherë detaje. 

10 Prill 2023, 13:07 Nga f.i
Sulm në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një palestinez
Forcat ushtarake izraelite

JERUZALEM- Një palestinez është vrarë gjatë një sulmi ushtarak izraelit pranë qytetit të pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor. Reuters raporton se forcat e ushtrisë izraelite po operonin në kampin e refugjatëve Aqabet Jabr, pranë Jerikos, pa dhënë menjëherë detaje. 

Ky operacion u zhvillua një ditë pas funeralit të dy të rinjve izraelitë që u vranë të premten në një sulm palestinez në zonën e Jerikos.

Situata e dhunës në Bregun Perëndimor është përkeqësuar pasi policia izraelite mësyu në xhaminë Al-Aqsa dhe dhunoi besimtarët aty. Militantët palestinezë u përgjigjën me një sulm me raketa, ndërkohë që Izraeli u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa Libanin dhe Gazën. Të premten, Alessandro Parini nga Roma u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me makinë në Tel Aviv.

vritet nje palestinez tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll