Bota

Një muaj para kurorëzimit, Camilla pritet të kritikohet për përdorimin e skeptrit të fildishtë në ceremoni

Një muaj para kurorëzimit, Camilla pritet të kritikohet për përdorimin e skeptrit të fildishtë

10 Prill 2023, 10:39 Nga f.i
Një muaj para kurorëzimit, Camilla pritet të kritikohet për
Mbreti Charles III dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Bashkëshortja e Mretit Charles III, Camilla do të përdorë një skeptër të diskutueshëm fildishi në ceremoninë e kurorëzimit. Dailymail shkruan se përdorimi i skeptrit të fildishtë në ceremoninë ku Camilla do të marë titullin Mbretëreshë, do të sjellë kritika të shumta.

Pallati Buckingham ka konfirmuar se Camilla edhe pse rrezikon të përballet me polemika të shumta nga aktivistët e kafshëve të egra do e përdorë gjatë ceremonisë sceptrin e fildishtë. Sipas raporteve mësohet se skeptri nuk do të përdorej duke pasur parasysh fushatën e gjatë të Princit të Uellsit për të ndaluar trafikimin e paligjshëm të pjesëve të kafshëve, si briri i rinocerontit dhe fildishi i elefantit.

Ceremonia e kurorëzimit do të zhvillohet në datën 6 maj, ku deri tani janë rreth 2000 të ftuar. Kurorëzimi do të shënojë një ndryshim në mënyrën se si titullohet Camilla, e cila do të marrë titullin Mbretëreshë. Së fundmi është publikuar dhe një foto e ftesës zyrtare nga Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla. Mësohet se në kurorëzim Camilla ka rënë dakord të mos përdorë një kurorë të zbukuruar me diamantin e diskutueshëm Koh-i-noor.

kurorezimi i mbretit charles iii camilla mbreti charles iii

Sondazh

Poll