Bota

Zbarkime masive në Lampedusa/ 1000 emigrantë mbërritën në Itali në ditën e Pashkëve

Mësohet se emigrantët u larguan nga qytetet tuniziane të Zarzis, Chebba, Jebiniana dhe Kerkenna dhe paguanin deri në 4 mijë dinarë për të arritur në Itali.

10 Prill 2023, 11:45 Nga f.i
Zbarkime masive në Lampedusa/ 1000 emigrantë mbërritën
Foto ilustruese

ITALI- Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në ditën e Pashkëve në Lampeduza janë regjistruar zbarkime, rreth 974 emigrantë. Mediat vendase raportojnë se emigrantët u larguan nga qytetet tuniziane të Zarzis, Chebba, Jebiniana dhe Kerkenna dhe paguanin deri në 4 mijë dinarë për të arritur në Itali.

Operacionet e shpëtimit filluan të shtunën dhe vazhduan, përmes punës së policisë financiare, kapitenit të portit dhe aseteve të Frontex, gjatë gjithë ditës. Shumë gra dhe fëmijë gjithashtu zbarkuan në Lampeduza.

Në pikën e grumbullimit, tashmë drejt kolapsit, janë 1847 persona në krahasim me 400 vendet e ofruara. Grupet e fundit të emigrantëve të shpëtuar, me gjashtë varka, erdhën nga Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali, Burkina Faso, Kameruni, Kongo dhe Gambia.

emigrante ne itali emigrantet

Sondazh

Poll