Bota

Mbronin të drejtat e njerëzve, dënohen dy aktivistë kinezë me 26 vite burg

10 Prill 2023, 10:38 Nga I.A
Mbronin të drejtat e njerëzve, dënohen dy aktivistë
Foto Ilustruese

KINË- Dy aktivistë të shquar kinezë janë burgosur pas më shumë se tre vjetësh në paraburgim. Gruaja e avokatit Ding Jiaxi shkroi në Twitter se ai ishte dënuar me 12 vjet burg nga një gjykatë në provincën Shandong. Ajo shtoi se aktivisti tjetër, studiuesi juridik Xu Zhiyong, u burgos me 14 vjet. Gjyqi i tyre me dyer të mbyllura u zhvillua në një ditë në qershor 2022.
Ata u arrestuan veçmas në 2019 dhe 2020 si pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj aktivistëve ligjorë.

Një zëdhënës i Human Rights Watch i përshkroi dënimet e tyre si farsë dhe bëri thirrje që dënimet e tyre të anuloheshin menjëherë. Në vitin 2010, Ding dhe  Xu bashkëthemeluan Lëvizjen Qytetare të Re, e cila bën fushatë për të drejtat civile dhe transparencën e qeverisë. Dyshja u arrestuan për herë të parë në vitin 2013 për rolet e tyre në protesta që bënin thirrje për përfitime të barabarta sociale dhe arsimore për punëtorët migrantë në Pekin.

Ata janë ndër disidentët më të profilit të lartë që kanë rënë në kundërshtim me autoritetet kineze. Në një seancë në gjykatën e Shandong, avokati i Ding tha se 56-vjeçari ishte dhunuar spikologjikisht dhe fizikisht. Ai gjithashtu ishte detyruar të rrinte në këmbë për shtatë ditë rresht pas arrestimit të tij në 2019. Xu, një ish-pedagog 51-vjeçar në Universitetin e Postës dhe Telekomunikacionit të Pekinit, gjithashtu pretendoi se ai ishte torturuar.

xu zhiyong ding jiaxi

Sondazh

Poll