Bota

24 vite nga nga eksodi i madh në Kosovë, 1 milionë shqiptarë u detyruan nga forcat serbe të lënë shtëpitë

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”. 

10 Prill 2023, 10:43 Nga f.i
24 vite nga nga eksodi i madh në Kosovë, 1 milionë shqiptarë
Dëbimi i shqiptarëve

KOSOVË- Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth 1 milionë shqiptarë janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoninë e Veriut. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi). 

187 refugjatët e parë nga Kosova ishin shumica fëmijë dhe gra, të cilët u dëbuan në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym.

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”. Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill.

24 vite nga eksodi i kosoves

Sondazh

Poll