Bota

Ortek në alpet franceze/ Humbin jetën 4 alpinistë, dy të zhdukur

Trupat e pajetë u gjetën të mbuluar nga bora në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore. Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, deri tani nëntë persona janë lënduar. 

10 Prill 2023, 11:31 Nga f.i
Ortek në alpet franceze/ Humbin jetën 4 alpinistë, dy të
Foto ilustruese

FRANCË- Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë reyultojnë të zhdukur, si pasojë e një orteku në Alpet franceze. Mediat e huaja raportojnë se lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, sipas të cilit ky bilanc është provizor, pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar.

Trupat e pajetë u gjetën të mbuluar nga bora në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore. Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, deri tani nëntë persona janë lënduar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre.

"Ne po mendojmë për viktimat si dhe për familjet e tyre. Shërbimet tona të urgjencës janë mobilizuar për të gjetur të bllokuarit ende në dëborë,"- u shpreh presidenti Emmanuel Macron me një postim në 'Twitter'.

ortek ne france

Sondazh

Poll