Bota

Aksident tragjik në Itali, vdesin katër persona natën e Pashkëve, tre ishin nga Maqedonia e Veriut

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e Pashkëve, pas përplasjes së dy automjeteve kokë më kokë në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale.

10 Prill 2023, 10:37 Nga F.M
Aksident tragjik në Itali, vdesin katër persona natën e
Karabinierët

ITALI- Katër persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se viktimat janë një 23-vjeçar nga Asti dhe tre 30-vjeçarë nga Maqedonia e Veriut, por që prej kohësh jetonin në Asti.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e Pashkëve, pas përplasjes së dy automjeteve kokë më kokë në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale.

23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, ndodheshin në mjetin tjetër.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por të katërt kishin ndërruar jetë në vend.

aksident ne itali

Sondazh

Poll