Aktualitet

"Tërhiqu"/ Kërcënohet biznesmeni nga Cërriku që fitoi tenderin në Bashkinë Tiranë, tre në pranga, një në kërkim

Në pranga janë vënë E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall L. K., 38 vjeç.

10 Prill 2023, 10:49 Nga F.M
"Tërhiqu"/ Kërcënohet biznesmeni nga Cërriku
Policia e Elbasanit

ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen me inicialet E.M., që përmes kompanisë së tij ka fituar një tender në Bashkinë e Tiranës., Në njpoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se arrestimet janë kryer nga policia e Elbasanit. Në pranga janë vënë E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall L. K., 38 vjeç. Të katërt akuzohen për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Elbasan

Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm. Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal. Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit kercenohet biznesmeni

Sondazh

Poll