Aktualitet

Drogë, dhunë në familje, aksidente e ngacmim seksual, ç'ndodhi në 24 orët e fundit në Tiranë

Personat që u konfliktuan një ditë më parë në zonën e njohur si 'Zogu i zi' janë proceduar në gjendje të lirë. 

10 Prill 2023, 10:28 Nga F.M
Drogë, dhunë në familje, aksidente e ngacmim seksual,
Policia e Tiranës

TIRANË- 13 persona kanë rënë në pranga në 24 orët e fundit në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se shumë prej tyre janë kapur me lëndë narkotike, kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre apo dhe janë përfshirë në konflikt. Të tjerë janë kapur të dehur në timon. Personat që u konfliktuan një ditë më parë në zonën e njohur si 'Zogu i zi' janë proceduar në gjendje të lirë. 

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;
- S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;
- T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;
- A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kryer veprime të turpshme, ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës, dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;
- A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Specilalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Kombinat, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës".

Specislistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- J. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. K., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

policia e tiranes

Sondazh

Poll