Sport

Në Çeçeni, lojtarët në stol me batanije luksi, Louis Vuitton me vlerë 2000 dollarë copa!...

Në futbollin në çeçen, lojtarët ngrohen në pankinë me batanije Louis Vuitton që kushtojnë nga 2000 dollarë secila.

10 Prill 2023, 07:41 Nga DOSJA

Në Çeçeni, lojtarët në stol me batanije luksi,

RUSI - Futbolli në Çeçeni ka qenë gjithmonë “ndryshe”, kryesisht falë shumave të mëdha të parave të përfshira në kampionatin e zones, ku lojtarët nuk ndihen gjithmonë të sigurtë. Ata janë joshur në vendin e drejtuar nga Ramzan Kadîrov me kontrata me shumë zero, ndaj futbolli në këtë vend arrin të ketë një nivel mesatar të denjë.

Futbollistët në Çeçeni ndihen sikur të ishin me pushime luksoze. Shumica e klubeve bëjnë çdo përpjekje financiare për të krijuar kushtet sa më të mira për lojtarët dhe gjithçka shkon deri në detajet më të vogla.

Në ndeshjet e zhvilluara në Ahmat Arena, futbollistët kanë të gjitha arsyet të urojnë që të mos jenë në fushë që në minutën e parë. Rezervat mbulohen për të qenë ngrohtë në pankinë me batanije Louis Vuitton, që secila prej tyre kushton 2.000 dollarë.

Në Çeçeni, lojtarët në stol me batanije luksi,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll