Sport

Álex Baena denoncon Valverden në polici, rëndohet situata, çështja bëhet penale...

Çështja do të kalonte në procedim penal dhe do të largohet nga sporti, kështu që nuk do të ketë asnjë sanksion sportiv për uruguajanin.

9 Prill 2023, 21:55 Nga DOSJA

Álex Baena denoncon Valverden në polici, rëndohet situata,

SPANJE - Álex Baena ka denoncuar në polici Fede Valverden, siç njoftoi Onda Cero, pas sulmit që pësoi këtë të shtunë nga uruguajani në fund të ndeshjes Real Madrid-Villarreal në ‘Santiago Bernabeu’. Lojtari i Villarrealit kishte mundësi të denonconte në polici, në Komitetin e Garave, por edhe te të dyja. Baena ka zgjedhur ta bëjë këtë para policisë.

Ndaj çështja do të shkojë në procedim penal dhe do të largohet nga sporti, ndaj nuk do të ketë asnjë dënim sportiv për Valverden. Që kjo të ndodhë, Baena duhet të denoncojë uruguajanin përpara Komitetit të Garave, i cili nuk hyn ‘ex officio’ në rastet që nuk pasqyrohen në aktin e arbitrazhit. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes, pranë autobusit të Villarrealit, në parkingun e ‘Bernabeut’ dhe arbitri nuk e ka parë.

Deklarata e Villarraelit

Villarreal vendosi të mos bëjë ankesë dhe e la çështjen në dorën e Baenës, të cilin do ta mbështesi në vendimin e tij, që më në fund ka qenë denoncimi në Polici. Ai e bëri këtë pasdite të dielën në një stacion policie në Castellón. Ajo që ka bërë Villarreali është lëshimi i një deklarate për të zyrtarizuar ankesën e Baenës: "Futbollisti i Villarreal CF, Álex Baena, u sulmua mbrëmë teksa ishte duke shkuar për në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid CF në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’. Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin ndaj sulmuesit në policinë kombëtare. Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi.”

Álex Baena denoncon Valverden në polici, rëndohet situata,

Valverde pretendon një arsye shumë serioze, por Baena e mohon atë

Enturazhi i Fede Valverdes nuk i mohon faktet, por pretendon, se në ndeshjen e Kupës së Mbretit të luajtur ndërmjet Villarrealit dhe Real Madridit, Baena i tha Valverdes: "Qani tani që djali juaj nuk do të lindë" dhe se në ndeshjen e kësaj të shtune, ai tha sërish diçka e ngjashme. Sipas këtij versioni, lojtari i Villarrealit do t'i referohej problemeve që kishin Valverde dhe partnerja e tij, Mina Bonino, të cilët ishin gati të humbnin fëmijën e dytë në një shtatzëni që u rifillua përfundimisht.

Alex Baena, me një mollëzë të fryrë pas grushtit të Fede Valverde

Baena u mbrojt në rrjetet sociale duke thënë se nuk është e vërtetë që ia ka thënë atë frazë Fede Valverdes. "Shumë i trishtuar nga sulmi që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që po flitet për mua. Eshtë totalisht e rreme, nuk e kam thenë këtë", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. Lojtari është parë pas incidentit me një mollëzë të fryrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll