Sport

Erling Haaland rekord pas rekordi: 200 gola në karrierë, tejkalon Messin dhe CR7!...

Norvegjezi është gjithnjë e më shumë në histori: 200 gola në 244 ndeshje në karrierë, shifra fenomenale

9 Prill 2023, 21:28 Nga DOSJA

Erling Haaland rekord pas rekordi: 200 gola në karrierë, tejkalon

ANGLI - Erling Braut Haaland nuk pushon së mahnituri me fanelën e Manchester Cityt, në një sezon për t'u mbajtur mend. Në fakt, në suksesin 4-1 ndaj Southamptonit, sulmuesi norvegjez i çoi golat e tij në Premier League në 30, por mbi të gjitha ai shënoi golin e tij të 200-të në karrierë në 244 ndeshje të luajtura. 

Shifra monstruoze për dhuratën e ‘Qytetarëve’ që me këto shifra mposht Messin (në moshën 22-vjeçare kishte shënuar “vetëm” 120 gola) dhe Ronaldon (85 gola).

Dyqind gola, një shifër e rrumbullakët dhe fenomenale për 23-vjeçarin, i cili ka shënuar 44 gola këtë sezon që kur mbërritën në Mançester. Atyre me Cityn u shtohen 20 me Molde, 29 me Salzburgun, 86 golat me Borussia Dortmundin dhe për të mos humbur asgjë, 21 golat me fanelën e Norvegjisë.

Në histori ai është lojtari i gjashtë më i ri që arrin 200 gola pas Pelé, Ronaldo Nazario, Ferenc Puskás, Eusebio dhe Neymar.

Erling Haaland rekord pas rekordi: 200 gola në karrierë, tejkalon

Një sezon me numra të jashtëzakonshëm për Haaland, një garanci autentike për Guardiolën dhe shokët e tij. Drejtimi, këmba e djathtë, këmbë e majtë dhe madje edhe akrobaci, repertori i norvegjezit është i pasur dhe i plotë. 

Dhe me dopiedën ndaj ‘Shenjtorëve’ ka 30 gola në ligë në 27 paraqitje, me një tjetër rekord në horizontin e tij. Rekordin e më shumë golave në një sezon të vetëm të Premier Ligës, në fakt e ka Salah me 32 gola në sezonin 2017-18. Me 10 ndeshje në dispozicion, statistika në dorë, Haaland synon të pluhuros rekordin e egjiptianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll