Sport

VIDEO / Befason Laçi, përmbys Teutën brenda në Durrës!

Miqtë fitojnë në “Niko Dovana” dhe falë këtij triumfi ngjiten në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Teuta zbret në vendin e tetë me 34 pikë.

9 Prill 2023, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO / Befason Laçi, përmbys Teutën brenda në

DURRES - Laçi rikthehet te fitorja në Superiore. Kurbinasit fituan në transfertë me përmbysje përballë Teutës me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë e takimit ishte e qetë pa rastë të pastra shënimi, ndërsa fraksioni i dytë ishte një tjetër simfoni.
Durrsakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 65-të me Dacin. Ky i fundit realizoi një gol spektakolar me një të djathë potente nga jashtë zonës.


Megjithatë, festa zgjati shumë pak te Teuta, pasi Laçi barazoi rezultatin në minutën e 76-të. Guindo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.


Fundi ishte dramatik për të zotët e shtëpisë, pasi Laçi shënoi edhe të dytin me Vasil Shkurtajn. Sulmuesi veteran realizoi një gol spektakolar nga brenda zonës.


Në fund festuan miqtë në “Niko Dovana”, që falë këtij triumfi ngjiten në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Teuta zbret në vendin e tetë me 34 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll