Sport

E turpshme, Baena fyen Valverden për foshnjën që humbi, më pas sherri transferohet në parkingun e “Bernabeut”!

“Qaj tani që djali yt nuk do të lindë” është ajo që thuhet se i ka thënë Baena në ndeshjen e mëparshme që dy skuadrat kishin kryqëzuar rrugët. Vlen të theksohet se së fundmi partnerja e Valverdes, Mina Bonino , ka humbur fëmijën që mbante në krahë.

9 Prill 2023, 19:50 Nga DOSJA
E turpshme, Baena fyen Valverden për foshnjën që humbi, më

SPANJE - Real Madridi u mposht nga Villarreali në shtëpi me 3-2 dhe Barcelona ka mundësinë të jetë në +15 dhe një frymë larg fitimit të kampionatit.

Megjithatë, përtej disfatës, vjen një tjetër çështje negative për “mbretëreshën”.

Sipas ESPN, Federico Valverde , pas ndeshjes, shkoi dhe goditi Baena të Villarrealit sepse ai ofendoi fëmijën e tij që humbi ende pa lindur.

“Qaj tani që djali yt nuk do të lindë” është ajo që thuhet se i ka thënë Baena në ndeshjen e mëparshme që dy skuadrat kishin kryqëzuar rrugët. Vlen të theksohet se së fundmi partnerja e Valverdes, Mina Bonino , ka humbur fëmijën që mbante në krahë.

Kështu, Valverde, i cili nuk e harroi fyerjen e pabesueshme, e priste në parkingun e “Bernabeu” dhe e goditi në fytyrë, siç raportojnë mediat spanjolle.

Marca raporton se, siç konfirmoi Valverde, Baena gjithashtu bëri komente të ngjashme të pahijshme të shtunën, me lojtarin e Villarrealit megjithatë duke e mohuar atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll