Sport

Mina Bonino, gruaja e Valverdes reagon pas konfliktit me Baenën dhe kujton momentet e vështira për shkak të djalit të saj...

Mina Bonino ka lënë një mesazh në rrjetet sociale

9 Prill 2023, 22:41 Nga DOSJA
Mina Bonino, gruaja e Valverdes reagon pas konfliktit me Baenën dhe kujton

SPANJE - Mina Bonino, bashkëshortja e Federico Valverdes, ka reaguar këtë të dielë në rrjetet sociale për agresionin e supozuar të mesfushorit të Real Madridit ndaj Álex Baena, lojtar i Villarrealit.

Sipas shtypit spanjol, ai provokoi uruguajanin në ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, me shprehjen: “Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”, duke iu referuar fëmijës së dytë të çiftit, jeta e të cilit ishte në rrezik.

"A duhet të shpjegoj pse më thanë që shtatzënia ime nuk mund të vazhdonte? Ne heshtëm për gati dy muaj duke pritur rezultatin për të ditur nëse mund të vazhdojmë apo jo, pasi tashmë jemi pesë muaj shtatzëni.

Unë tashmë kam kaluar mjaftueshëm që ata të vijnë dhe të më pyesin për shëndetin e djalit tim. Pavarësisht gjithçkaje, nga zemra nuk dua që askush të kalojë një situatë të ngjashme”,- ka shkruar ajo në Twitter.

Duhet theksuar se Baena e ka dënuar tashmë agresionin e Valverdes dhe ka mohuar çdo ofendim ndaj mesfushorit Meringues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll