Sport

VIDEO / Vllaznia rikthehet tek fitorja, gjunjëzon Erzenin 3-1!

Pas kësaj fitoreje Vllaznia e sheh veten në vendin e katërt por me pike të barabarta me Egnatian që ndeshjen e sajë do ta zhvillojë ditën e hënë përballë Partizanit.

9 Prill 2023, 20:06 Nga DOSJA

VIDEO / Vllaznia rikthehet tek fitorja, gjunjëzon Erzenin 3-1!

SHKODER - Vllaznia rikthehet tek fitorja pas 6 ndeshjeve në Kategorinë Spuperiore ku ka mundur në “Loro Boriçi” Erzenin me shifrat 3-1. Në këtë mënyr debuton me fitore trajneri i tyre i ri, maqedonasi Goce Sedloski

Në fundin e pjesës së pare ishte Marku ai që zhbllokon ndeshjen dhe çon skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0.


Me fillimin e së dytës i rikthyeri Liridon lativi bën një superlëvizje Brenda zones për të shmangur mbrojtësinë shijakas de për të shënuar golin e dytë që i dha një llojë qetëse Shkodranëve.


U duk të reafgojnë për një moment lojtarët e Erzent të cilët me të përhershmin Nonato gjejnë golin që rezultoi si goli i “nderit” pasi ishte i vetmi për ta në këtë ndeshje.


Si për të vulosur paraqitjen e tyre shumë të mire Shkodranët shënojnë edhe në mbyllje të takimit golin e tretë, duke shfrytëzuar edhe hedhjen krejtësisht në sulm të Erzenit. Jonuniz në minutën e ’85-të nga një kundërsulm kalon topin parabol mbi portierin kundërshtarë për të mbyllur çëshjen e këtij takimi me shifrat 3-1.


Pas kësaj fitoreje Vllaznia e sheh veten në vendin e katërt por me pike të barabarta me Egnatian që ndeshjen e sajë do ta zhvillojë ditën e hënë përballë Partizanit. Ndërkohë Erzeni mbetet në vendin e pestë duke e rrezikuar këtë pozivion nga Kukësi i cili gjithashtu do të luaj ditën e hënë përballë Tiranës.

VIDEO / Vllaznia rikthehet tek fitorja, gjunjëzon Erzenin 3-1!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll