Bota

Lufta në Ukrainë, 2 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhia

Pamjet filmike të publikuara nga agjencia ukrainase e urgjencave tregon momentin e nxjerrjes së gruas nga rrënojat.

9 Prill 2023, 23:00 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë, 2 të vrarë nga sulmet ruse në
Foto ilustruese

Në Ukrainë, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi forcat ruse goditën të dielën një ndërtesë banimi në qytetin Zaporizhia. Shërbimi i urgjenaceve njoftoi gjithashtu se një grua 46-vjeçare, e identifikuar si nëna e vajzës së vrarë, u nxor nga rrënojat.

Pamjet filmike të publikuara nga agjencia ukrainase e urgjencave tregon momentin e nxjerrjes së gruas nga rrënojat. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavrur datën e filmimeve.

Sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se dy raketa ruse kishin shkatërruar një ndërtesë dhe dëmtuar dhjetëra të tjera gjatë sulmit të natës.

“Ndëshkimi i rëndë për pushtuesit për këtë luftë kriminale është i pashmangshëm”, shkruante ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ekipet e shpëtimit gërmuan mes rrënojave mëngjesin e së dielës ndërsa dëgjoheshin sirenat që paralajmëronin sulme të tjera të mundshme./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll