Bota

Kritikoi qeverinë! Ambasadori gjerman u dëbua nga Çadi

Por nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm, por sipas raporteve lokale, kritikat e ambasadorit gjerman ndaj qeverisë mund të jenë arsyeja e dëbimit. 

9 Prill 2023, 22:41 Nga k.m.
Kritikoi qeverinë! Ambasadori gjerman u dëbua nga Çadi
Jan Christian Gordon Kricke

NXHAMENA- Ambasadori gjerman në Çad, Jan Christian Gordon Kricke mbërriti sot në Berlin pasi u dëbua nga vendi i Afrikës Qendrore. Kricke u pa nga disa ambasadorë të vendeve mike në aeroportin në kryeqytetin Çadian të shtunën mbrëma, pasi qeveria e etiketoi atë si "person të padëshiruar" dhe i kërkoi të largohej nga vendi brenda 48 orëve.

"Vendimi ishte motivuar nga qëndrimi i vrazhdë dhe mungesa e respektit të ambasadorit gjerman që shkon përtej etiketës diplomatike siç përcaktohet nga Konventa e Vjenës,”- tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.

Por nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm, por sipas raporteve lokale, kritikat e ambasadorit gjerman ndaj qeverisë mund të jenë arsyeja e dëbimit. Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, arsyet e dëbimit të ambasadorit, i cili ka shërbyer në këtë post që nga korriku 2021, janë të paqarta dhe si pasojë Ministria është në kontakt me qeverinë. 

Vendi i pasur me naftë, por i varfër me 17 milionë banorë në rajonin e Sahelit po qeveriset nga një qeveri ushtarake kalimtare nën Presidentin Mahamat Idris Debi Itno që nga prilli 2021. Presidenti i Çadit premtoi zgjedhje demokratike, por ato janë shtyrë vazhdimisht. Vjeshtën e kaluar, demonstratat e opozitës u bënë të përgjakshme. Shumë diplomatë në vend kritikuan ashpër dhunën.

jan christian gordon kricke

Sondazh

Poll