Bota

Telashe për Jeremy Renner/ Ish-gruaja e tij e akuzon se ka abuzuar me vajzën e tyre 10-vjeçare

Gjithçka filloi në vitin 2020, kur Jeremy Renner i kërkoi gjykatës të zvogëlonte shumën e ndihmës që ai i jep ish-bashkëshortes së tij çdo muaj nga 30,000 dollarë në 11,000 dollarë. 

9 Prill 2023, 21:38 Nga k.m.
Telashe për Jeremy Renner/ Ish-gruaja e tij e akuzon se ka abuzuar me
Jeremy Renner

SHBA- Jeremy Renner po akuzohet nga ish-gruaja e tij, Sunny Pacheco, për abuzim seksual ndaj vajzës së tyre dhe përdorim të tepruar të drogës. Edhe pse kanë arritur të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 10-vjeçare dhe ta ndajnë së bashku, duket se mes tyre ka mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Gjithçka filloi në vitin 2020, kur Jeremy Renner i kërkoi gjykatës të zvogëlonte shumën e ndihmës që ai i jep ish-bashkëshortes së tij çdo muaj nga 30,000 dollarë në 11,000 dollarë. 

Në një kallëzim të ri të depozituar në gjykatë, sipas mediave të huaja, gruaja pretendon se aktori ka abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht me vajzën e tyre, si dhe e ka sulmuar duke i vënë armën në gojë dhe duke e kërcënuar se do të tërheqë këmbëzën.

Vetë ai, siç pritej, i ka mohuar pretendimet e saj dhe i është përgjigjur duke e akuzuar se është ajo që përdor drogë, duke shtuar se ka edhe probleme mendore. Aktori u shpreh gjithashtu se është i gatshëm t'i nënshtrohet në çdo moment analizave toksikologjike për të vërtetuar se nuk është përdorues droge, ndërsa theksoi se do të sigurohet që të punësojë një specialist të shëndetit mendor që ta marrë përsipër dhe të provojë se ish-gruaja e tij mundet të sigurojë një mjedis të sigurt për vajzën e tij.

Megjithatë, ekipi i tij ligjor akuzoi ish-in e tij se kishte përfituar nga fama e aktorit në përpjekje për të nxjerrë më shumë para prej tij. 

jeremy renner

Sondazh

Poll