Bota

Përmbytet anija me emigrantë në Maltë, 18 të zhdukur

Anija Nadir, e cila i përket një OJQ-je gjermane, shpëtoi dhe transportoi në ishullin Lampedusa, 22 emigrantë, me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane.

9 Prill 2023, 21:18 Nga k.m.
Përmbytet anija me emigrantë në Maltë, 18 të zhdukur
Foto ilustruese

MALTË- 18 persona janë të zhdukur pas mbytjes së anijes që ndodhi në Mesdheun qendror, në një zonë kërkim-shpëtimi të Maltës. Anija Nadir, e cila i përket një OJQ-je gjermane, shpëtoi dhe transportoi në ishullin Lampedusa, 22 emigrantë, me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane.

Emigrantët u thanë burrave dhe grave që u ofruan ushqim dhe mjekëve që i ekzaminuan, se dje pasdite ata hipën në një varkë shtatë metra të gjatë e cila u nis nga qyteti tunizian Sfax. Anija, e përbërë kryesisht prej hekuri, u përmbys rreth gjysmës së rrugës dhe të mbijetuarit u sollën në breg nga OJQ-ja gjermane Resqship.

nadir

Sondazh

Poll