Bota

Dodik lavdëron Vuçiçin për zvarritjen e dialogut me Kosovën: Serbët nuk i besojnë më premtimet e BE dhe SHBA

Milorad Dodik tha se të dërguarit e SHBA dhe BE e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre që Serbia të pranojë humbjen e Kosovës, ndërsa Vuçiç po i zvarrit ata duke mos i refuzuar por gjithashtu duke mos i zbatuar kërkesat e tyre.

9 Prill 2023, 22:56 Nga k.m.
Dodik lavdëron Vuçiçin për zvarritjen e dialogut me
Milorad Dodik

SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka komentuar situatën në Kosovë, duke u shprehur se “nuk ka më marrëveshje” me BE-në dhe SHBA-në. Sipas mediave të huaja, ai tha se të dërguarit e SHBA dhe BE e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre që Serbia të pranojë humbjen e Kosovës, ndërsa Vuçiç po i zvarrit ata duke mos i refuzuar por gjithashtu duke mos i zbatuar kërkesat e tyre.

“Amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar, do të donin që Serbia ta duartrokiste ikjen e Kosovës, por kurrë nuk kanë ofruar asgjë, përveç disa perspektivave të rreme për BE-në. Ka pasur shumë presion mbi Vuçiqin, sipas sistemit merre-ose-lëre. Në atë rast, ju gjithmonë e merrni atë, vetëm për t’u penduar. Ajo histori do të vijë sërish, të huajt përdorin metoda të ndryshme. Nëse do të më ofronin, do të hiqja menjëherë gjithçka. Vuçiç ka metoda të tjera, ai taktikon dhe i zvarrit gjërat derisa të çojë gjithçka në kotësi. Kush e përmend Ohrin tani? Amerikanët në Evropianë e kanë ekzagjeruar. Do të vijë një moment kur populli nuk mund ta bëjë më dhe serbët një ditë do të thonë – mirupafshim, Kosova është pjesë e Serbisë dhe ju bëni çfarë të doni, sepse na keni mashtruar çdo herë. Meqë ra fjala, Evropa nuk ka burime, naftë, gaz, metale të rralla. Është një bashkësi vlerash, jo potenciale materiale,”-u shpreh Dodik.

Edhe presidenti i RS komentoi edhe humbjen e zgjedhjeve për president nga Milo Gjukanoviç.

“Gabimi i tij është se ai e bëri popullin serb armik politik, kurse shtetet serbe kundërshtarë... Kur i shkëputi të drejtat kombëtare serbe dhe filloi të ushqejë historinë kombëtare malazeze, ai u bë kundërshtar serioz i interesit kombëtar serb në atë zonë. Serbët nuk duhet ta falin kurrë këtë,"-shtoi ai.

Dodik njihet për qëndrimet e tij anti-perëndimore, ndërsa vetë është shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe cënim të stabilitetit të shtetit ballkanik me qëndrimet e tij radikale.

milorad dodik

Sondazh

Poll