Bota

Abazoviç i drejtohet presidentit të ri: Anulo zgjedhjet e parakohshme

Në një intervistë për mediat vendase ai tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të qershorit, para sezonit veror.

9 Prill 2023, 19:56 Nga k.m.
Abazoviç i drejtohet presidentit të ri: Anulo zgjedhjet e
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se beson se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të zhvlerësojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, presidenti i ri duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të qershorit, para sezonit veror.

"Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetët në këtë mënyrë, është e papranueshme,”- tha Abazoviç.

Milo Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor. Mali i Zi prej disa muajsh është në krizë institucionale, pas rënies së qeverisë Abazoviç me mocion mosbesimi që nisi për shkak të përplasjes për kompetencat që iu lanë Kishës Serbe./Vijesti

dritan abazoviç

Sondazh

Poll