Bota

Katargate/ Kërkon lirim nga burgu, Eva Kaili: Nuk do të rrëfej krime që nuk i kam bërë, edhe sikur të më bëjnë copë-copë

Ajo këmbëngul në pafajësinë e saj.

9 Prill 2023, 21:32 Nga k.m.
Katargate/ Kërkon lirim nga burgu, Eva Kaili: Nuk do të rrëfej
Eva Kaili

GREQI- Javën që vjen pritet që të shqyrtohet kërkesa për lirimin e ish-eurodeputetes Eva Kaili, e cila qëndron pas hekurave për korrupsion. Ish-eurodeputetja theksoi se nuk do të rrëfejë krimet që ajo pretendon se nuk i ka kryer.

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë , edhe nëse më bëjnë copë-copë,”- thotë ajo për ANT1, katër ditë para seancës së radhës nga autoritetet belge. Pozicioni i eurodeputetes është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Por Eva Kaili mohon të jetë përfshirë në skandal dhe shprehet se është penduar që i ka besuar “verbërisht”, siç pretendon ajo, partnerit të saj.

Nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet. Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme. Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi./ Dosja.al

eva kaili skandali i katargate

Sondazh

Poll