Bota

Probleme me buxhetin në Gjermani/ Ministri i Financave njofton masa shtrënguese: Çdo alokim fondesh do diskutohet

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve (FDP) tha se qeveria federale duhet të jetë gati për shkurtime të shpenzimeve.

9 Prill 2023, 18:21 Nga k.m.
Probleme me buxhetin në Gjermani/ Ministri i Financave njofton masa
Christian Lindner

GJERMANI- Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka lajmëruar se do të ketë masa shtrënguese. Lindner theksoi në një intervistë që dha dje të shtunën për gazetën Rheinische Post se masat shtrënguese janë të pashmangshme për të mbuluar boshllëqet e mëdha në buxhet. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve (FDP) tha se qeveria federale duhet të jetë gati për shkurtime të shpenzimeve.

“Çdo alokim i fondeve duhet të diskutohet dhe justifikohet,”- shtoi Lindner.

Koalicioni qeverisës trepartiak (SPD, Të Gjelbrit, FDP) ka vonuar hartimin e buxhetit të vitit 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Projektbuxheti duhet të miratohet nga kabineti deri më 21 qershor dhe të votohet nga parlamenti federal në dhjetor. Duke përshkruar përmasat e problemit, Lindner tha: Me kushtet e sotme, vitin e ardhshëm do të kemi një deficit prej 14-18 miliardë eurosh, me të ardhura rreth 424 miliardë euro.

Ministri gjerman i Financave vuri në dukje se ndikimi i rritjeve të mundshme të pagave në sektorin publik duhet të merret parasysh, e po ashtu kritikoi qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga konservatorët për miratimin e përfitimeve dhe subvencioneve sociale që nuk u financuan në mënyrë të qëndrueshme.

christian lindner

Sondazh

Poll