Bota

Polonia shtyn deri në korrik importet e grurit të Ukrainës

Kolwaski tha se marrëveshja Polako-Ukrainase për drithë është hapi i parë në zgjidhjen e krizës bujqësore në vend për shkak të një fluksi të madh të grurit të lirë ukrainas në Poloni.

9 Prill 2023, 17:38 Nga a.l
Polonia shtyn deri në korrik importet e grurit të Ukrainës
Grurë

POLONI- Zëvëndësministri i Bujqësisë në Poloni, Janusz Kowalski njoftoi se importet e grurit të Ukrainës do të pezullohet deri në muajin Korrik. Kolwaski tha se marrëveshja Polako-Ukrainase për drithë është hapi i parë në zgjidhjen e krizës bujqësore në vend për shkak të një fluksi të madh të grurit të lirë ukrainas në Poloni, shkruajnë mediat e huaja. 

"Të gjitha produktet duhet të kalojnë përmes Polonisë, ato nuk mund të dëmtojnë fermerët polakë, prodhuesit polakë dhe të shkaktojnë një krizë të sigurisë ushqimore," tha ai.

Fermerët polakë kanë protestuar në mënyrë aktive kundër fluksit të konsiderueshëm të grurit ukrainas për shkak të një kërcënimi për tregun e tyre të brendshëm. Drithërat e lirë ukrainas kanë vërshuar tregun e BE-së që nga fillimi i pushtimit, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian duke hequr dorë nga detyrimet doganore dhe kuotat e importit për të mbajtur në punë sektorin bujqësor të Ukrainës. Çmimet e drithërave me çmim të ulët rezultojnë shumë joshëse për blerësit dhe tregtarët vendas, duke ulur më pak prodhuesit vendas. 

marreveshja e grurit

Sondazh

Poll