Bota

'Duhet të pushojë armiqësitë në tokën tonë'/ Iraku thirrje Turqisë: Kërko falje për sulmin në aeroportin kurd

Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se asnjë operacion i Forcave të Armatosura Turke nuk u zhvillua në atë rajon të premten.

9 Prill 2023, 17:25 Nga a.l
'Duhet të pushojë armiqësitë në tokën
Zonja e parë e Irakut, Shanaz

IRAK-  Qeveria irakiane i ka bërë thirrje Turqisë që të kërkojë falje për sulmin në aeroportin e Sulaymaniyah në Irakun verior, duke thënë se Ankaraja duhet të pushojë armiqësitë në tokën irakiane.  Presidenca irakiane tha në një deklaratë se Turqia nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar të frikësojë civilët me pretekstin se forcat armiqësore ndaj saj janë të pranishme në tokën irakiane.

Në këtë aspekt i bëjmë thirrje qeverisë turke të marrë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje zyrtare”, thuhet në deklaratë.
Laëk Ghafuri, kreu i çështjeve të mediave të huaja për Qeverinë Rajonale Kurde (KRG). 

Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se asnjë operacion i Forcave të Armatosura Turke nuk u zhvillua në atë rajon të premten. Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA thanë në një deklaratë të shtunën se shefi i saj, Mazloum Abdi, ishte në aeroport në kohën e sulmit të supozuar, por nuk pati asnjë të plagosur, raportojnë mediat e huaja. 

Abdi e dënoi sulmin të shtunën, por nuk përmendi se ai ishte në shënjestër. Një burim i informuar pranë udhëheqjes së Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK), partia që kontrollon zonën e Sulaimaniya, dhe dy zyrtarë kurdë të sigurisë konfirmuan gjithashtu se Abdi dhe tre personel ushtarak amerikan ishin afër aeroportit.

Tre burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se askush nuk u plagos apo u vra në incident. Një zyrtar amerikan konfirmoi se kishte një goditje në një autokolonë në zonë dhe personeli ushtarak amerikan ishte në të, por nuk pati viktima. Ndërsa Turqia i sheh forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri si terroriste dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë SDF-në si një aleat që ka ndihmuar në largimin e Shtetit Islamik nga zona të gjera të Sirisë. 

turqi

Sondazh

Poll