Bota

Nga Zelanda e Re në Romë, mijëra të rinj protestuan sot për ngrohjen globale(Foto)

27 Shtator 2019, 14:25 Nga DOSJA
Nga Zelanda e Re në Romë, mijëra të rinj protestuan sot

TIRANË- Ditën  e sotme është mbajtur sërish protesta  kundër ngrohjes globale ashtu si  të premten e kaluar ku në qindra kryqytete të vendeve të ndryshme të botës qytetarët protestuan.

Greta Thunberg, adoleshentja  suedeze  që ka tërhequr vëmendjen  e liderëve botërorë vitin e fundit  prej mbrëmjes së djeshme njoftoi për protestën e  sotme.

Kjo është e premtja e dytë që po zhvillohen protesta kundër ngrohjes globale në të gjithë botën.
Javën e kaluar, mijëra njerëz në vend të ndryshme përfshirë Irlandën, Gjermaninë, Indinë, Nepalin dhe Australinë dolën në rrugë për të shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin e dëmshëm të ndryshimit të klimës.

Aktivistja, Greta Thunberg e cila u bë virale vitin e kaluar kur bojkotoi shkollën në Suedi për të rritur ndërgjegjësimin e krizës së klimës, është në krye të këtyre protestave.

Ndërsa  ditën e somte ku mijëra nxënës mbushën qindra sheshe në mbarë botën në kuadër të protestës  së ngrohjes globale, adoleshentja suedeze ka postuar sërsish një  foto nga Torino i Italisë, ku mijëra studentë kanë marshuar në rrugët  e qytetit.

Këtë foto Greta e ka quajtur të pabesueshme, ku shkruan: “Fotografi të pabesueshme nga #climatestrike në të gjithë botën! Miliona njerëz po marshojnë përsëri përsëri !! KJO është Torino, Itali !! #fridaysforfuture”.

Kujtojmë që suedezja 16-vjeçare nuk di të ndalet pavarësisht  kritikave që merr vazhdimisht nga liderët më të fuqishëm botërorë.

Ku edhe ditën e sotme Presidenti francez ka kritikuar rëndë Gretën që çdo ditë e më shumë bën fjalime të forta që janë si “shuplakë” për çdo udhëheqës botërore.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adoleshentja  suedeze greta thunberg ngrohja globale protestat per ndryshimet klimaterike adoleshentja  suedeze greta thunberg ngrohja globale protestat per ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll