Bota

500 burra dhe djem shpëtohen nga shtëpia e torturave, ku u abuzuan për muaj me rradhë!

27 Shtator 2019, 10:48 Nga DOSJA

NIGERI – Rreth 500 burra dhe djem të rinj, u shpëtuan ditën e sotme nga policia nigeriane, e cila i nxorri ata nga një shkollë Islame, ku mbaheshin të lidhur me zinxhirë, përdhunoheshin dhe abuzoheshin prej muajsh.

Shumica e meshkujve ishin djem adoleshentë, por mes tyre kishte dhe burra të moshës së mesme.

Policia i gjeti të pangrënë, të zhveshur dhe të lidhur me zinxhirë në qafë dhe në këmbë, njësoj si të ishin kafshë.

Ata deklaruan se nuk kishin parë asnjëherë një rast masiv kaq të rëndë.

Djemtë trajtoheshin si skllevër seksual, dhe ishin abuzuar seksualisht për shumë kohë.

Pothuajse të gjithë prej tyre, kishin plagë dhe shenja të mëdha në kurriz, që i ishin bërë nga keqtrajtimi dhe goditjet e marra.

Ata ishin regjistruar në shkollën islame, për të marrë mësime mbi fenë, dhe për të mësuar ligjet e Kuranit.

Policia është thirrur nga një telefonatë anonime dhe është çuditur kur ka hyrë brenda shtëpisë.

8 të dyshuar janë arrestuar, dhe hetimi për ngjarjen vazhdon akoma.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nigeri shtepia horror skllever seksual nigeri shtepia horror skllever seksual

Sondazh

Poll