Bota

Ramush Haradinaj: Kompania që i bën fushatën Vuçiçit ka punuar edhe për Ramën gjatë zgjedhjeve

27 Shtator 2019, 06:54 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj: Kompania që i bën fushatën

KOSOVË- Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njëjta kompani që i bën fushatën presidentit serb, po i bën edhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Por ai ka theksuar më tek se kjo njëjta kompani ka bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama në Shqipëri.

“Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për Kryeministër pas 6 tetorit nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe PDK-së së Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani i ka shërbyer në fushatë edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Më 6 tetor në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. N­ë zgjedhje do t­ë jen­ë 4 koalicione parazgjedhore. Ato jan­ë: 1-Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.  2- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate. 3- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. 4- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama ramush haradija zgjedhjet ne kosove edi rama ramush haradija zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll