Bota

E çuditshme/ 42-vjeçarja kupton pas dy muajsh, se është qëlluar me plumb nga i dashuri i saj!

27 Shtator 2019, 11:10 Nga DOSJA
E çuditshme/ 42-vjeçarja kupton pas dy muajsh, se është

ATLANTË – Nicole Gordon, 42 vjeç nga Atlanta u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj Jerrontae Cain, 39 vjeç.

Çudia qëndron se gruaja nuk e kuptoi që kishte një plumb në kokën e saj, deri në dy muaj pas ngjarjes.

Gjëja e fundit që Nicole mban mend nga momenti i sulmit, është se ishte në makinën e të dashurit të saj , dhe po bënin një debat së bashku, kur papritur xhami i makinës u thye, dhe asaj i ranë të fikët.

Më pas në momentin kur u zgjua, ishte po në makinë dhe Jerrontae po e dërgonte atë në shtëpinë e mamasë së tij, ku dhe qëndroi për rreth një muaj.

Më pas ajo filloi të kishtë dhimbje të tmerrshëme kokë, humbje kujtese si dhe ndonjëherë kishte probleme me të folurën.

Por gruaja mendoi se ndonje cifël e xhamit të thyer mund t’a kishte çë në kokë ose t’i kishte hyrë në trup.

Një mikeshë e shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, e dërgoi atë në spitalin e Atlantës, ku pas ekzaminimeve të kryera, doktorët u shokuan kur panë së në kokën e saj ndodhej një plumb.

Më shokuese ishte fakti që ajo ishte ende gjallë, dhe i kishte mbijetuar plumbit, aq më tepër ajo nuk e kishte idenë se në kokën e saj ndodhej një plumb.

Doktorët nuk arritën t’ja hiqnin dot plumbin Nicolës, pasi ai ishte vendosur në një pozicion kritik dhe nëse ja hiqnin, ajo nuk do t’i mbijetonte dot operacionit.

I dashuri i saj, u arrestua dhe u dënua me 25 vite heqje lirie për sulmin që i bëri 42-vjeçares.

Burimi:Metro.Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota atlante dy muaj me plumb ne koke nicole gordon atlante dy muaj me plumb ne koke nicole gordon

Sondazh

Poll