Bota

Policia e Cleveland , renditet si më e pa afta në Angli

27 Shtator 2019, 14:14 Nga DOSJA
Policia e Cleveland , renditet si më e pa afta në Angli

ANGLI – Policia e Cleveland  është renditur si policia më e pa aftë në Angli, pasi qytetarët kanë dalë në protestë pas krimit të shtuar.

Banorët e Cleveland thonë se policia i’a ka dorëzuar qytetin e tyre kriminelëve, dhe nuk po bëjnë më asgjë për t’i ndalur ata.

Qeveria e Anglisë ka marrë shumë ankesa nga qytetarët e Cleveland, për oficerët e policisë.

Shefi i policisë dhe komisioneri i krimeve pritet të dalin përpara komisionit kombëtar për të gjykuar punën e tyre.

Nëse në muajt në vijim nuk ndodh asnjë progres me policinë e Cleveland, pritet ndërhyrja e sekretarit të shtetit anglez Sajid Javid.

Burimi:Daily Mail Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cleveland policia me a pa afte cleveland policia me a pa afte

Sondazh

Poll