Bota

Dy bilionerët, dhurojnë 750 milionë dollarë për ngrohjen globale

27 Shtator 2019, 10:04 Nga DOSJA
Dy bilionerët, dhurojnë 750 milionë dollarë për

Kaliforni – Filantropët dhe pronarët multibilionerë të kompanisë ‘Wonderful’ e cila prodhon ujin e famshëm Fiji, kanë vendosur t’i dhurojnë plot 750 milionë dollarë, institutit Kalifornian të teknologjisë,i quajtur ndryshe edhe Caltech, për t’i përdorur në kërkimet e tyre për ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.

Stewart dhe Lynda Resnick, janë emrat e biznesmenëve, të cilët po ndihmojnë në mënyrë kolosale zgjidhjen e ngrohjes globale.

Në një deklaratë për shtyp çifti multibilionerë është shprehur se në mënyrë që të dalim nga një krizë multidimensionale siç është ngrohja globale, atëherë duhet të gjejmë mënyra të reja inovative, dhe këtë mund t’a arrijmë vetëm me kërkime shkencore të shumta.

Në universitetin e Kalifornisë, do të mblidhen ekspertët më të mirë në botë, projekti Caltech do të kthehet në një kampus e cila për shumë kohë do të jetë shtëpia e disa prej shkencëtarëve më të mirë të momentit.

Burimi:Caltech

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ngrohja globale projekti caltech stewart dhe lynda resnick ngrohja globale projekti caltech stewart dhe lynda resnick

Sondazh

Poll