Bota

Biseda Trump- Zelensky/ Shtëpia e Bardhë pretendon se akuzat kundër Presidentit amerikan i ka ngritur oficeri i CIA-s

27 Shtator 2019, 13:28 Nga DOSJA
Biseda Trump- Zelensky/ Shtëpia e Bardhë pretendon se akuzat

SHBA-Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë  që mori  përsipër edhe zbulimin e detajeve mbi bisedën  telefonike  të Trump dhe Zelensky është raportuar të jetë një oficer i CIA-s.

Ky lajm është bërë me dije nga mediat  amerikane ku raportojnë se ky oficer i CIA-s emri të cilit nuk është identifikuar punonte prej vitesh  në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë pretendon se  edhe akuzat e ngritura ditë më parë kundër Trump, janë nxitur në fshehtësi  nga ky oficer i CIA-s.

Ky fakt e ka shqetësuar Z. Trump, i cili ka kërkuar të dijë se kush e shpërndau  informacionin, teksa dyshon se rreth tij ka një spiun.

Ndërkohë kujtojmë  që  telefonatën e 25 korrikut zoti Trump e detyroi Presidentin ukrainas,  Volodymyr Zelensky të hetojë rivalin e tij kryesor politik demokrat, Joe Biden.

Ankesa e bërë ditën  e djeshme  thotë se transkripti i bisedës telefonike nuk ishte ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik. Në vend të kësaj ajo ishte e ruajtur në një sistem të veçantë të përdorur për informacion të klasifikuar.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota oficer i cia-s oficeri i cia shtepia e bardhe trump volodymyr zelensky oficer i cia-s oficeri i cia shtepia e bardhe trump volodymyr zelensky

Sondazh

Poll