Sport

Trishtim i thellë! Çiklisti ukrainas Kostya Deneka humb jetën në betejën e Bakhmut...

Ai vdiq si viktimë e një bombardimi, në atë që konsiderohet si lufta më e ashpër që nga pushtimi rus

8 Prill 2023, 19:38 Nga DOSJA

Trishtim i thellë! Çiklisti ukrainas Kostya Deneka humb jetën

UKRAINE - Kostya Deneka, një çiklist 28-vjeçar ukrainas, ka humbur jetën në betejën e Bakhmutit, një nga më të përgjakshmet që janë zhvilluar që nga pushtimi i Ukrainës.  Deneka kishte hequr dorë nga çiklizmi për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit të tij, ndërkohë që sapo mësohet se ai ka humbur jetën pas një bombardimi më 1 prill.

Luftimet në dhe rreth Bakhmut, në Ukrainën lindore, të cilat janë ndezur gjatë 10 muajve të fundit, kanë qenë ndër më të ashprat dhe më vdekjeprurëset e luftës, ku ka patur me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur. 

Rëndësia strategjike e qytetit është më se e diskutueshme. Por secila palë është justifikuar duke vazhduar të thotë se po dobëson ushtrinë e tjetrës, me viktima të rënda. Është lufta në ato zona njihet si mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Trishtim i thellë! Çiklisti ukrainas Kostya Deneka humb jetën

Deneka pak njihej në çiklizmin profesionist ndërkombëtar, por tani ai është bërë heroi i fundit i madh i sportit ukrainas. Në gusht 2022, rreth 80 atletë ukrainas kishin humbur jetën, duke mbrojtur vendin e tyre. Varrimi i Denekës do të bëhet sot, të dielën, në rrugicën e Heronjve të Thesarit Berkovetsky në qytetin e Kievit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll