Sport

VIDEO/ Erling Haaland ‘killer’, i etur për gola! Man.City i frikshëm, shëtit në Southampton, tani vetëm -5 pikë larg nga Arsenali…

Manchester City fiton 4-1 në Southampton dhe qëndron larg pesë pikëve nga Arsenali. Haaland realizon dopiedë, Grealish gjen golin e dytë radhazi

8 Prill 2023, 20:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Erling Haaland ‘killer’, i etur për gola! Man.City i

ANGLI - Manchester City fitoi 4-1 në fushën e Southampton, këtë të shtunë, në kuadër të ditës së 30-të të Premier League. Falë këtij suksesi, ‘Qytetarët’, të dytët në kampionat, rikthehen me pesë pikë prapa liderit, Arsenalit, i cili udhëton të dielën drejt Liverpoolit.

Southamptoni mundi të rezistonte thuajse gjatë gjithë pjesës së parë përballë Manchester Cityt në “St. Mary’s Stadium”, por pikërisht kur të gjithë prisnin vërshëllimën e kryesorit për përfundimin e këtij fraksioni, Erling Haaland shfrytëzoi një krosim të bukur të Kevin De Bruyne, duke zhbllokuar rezultatin.

‘Qytetarët’ shkojnë të qetë në dhomën e zhveshjes, megjithatë do të kërkojnë të shënojnë gola të tjerë gjatë pjesës së dytë për një fitore të sigurt.

Skuadra e Guardiolës bën gjithçka mirë në startin e pjesës së dytë: Grealish në të 58-tën minuta realizon në tentativën e dytë përballë Bazunu.

‘Killeri’ Erling Haaland në minutën e 68-të, krosimin e Grealish nga e majta, norvegjez me një kërcim akrobatik, realizon me roveshatë dhe topi pushon në rrjetë, 3-0.

Tjetër gol në “St. Mary’s Stadium”. Mara në të 72-tën vallëzon mes mbrojtjes së Cityt dhe shkurton në 3-1 diferencën.

Vetëm pak sekonda më vonë, ‘Qytetarët’ fitojnë një 11-metërsh, që Alvarez e shndërron në gol, duke fiksuar fitoren 4-1 të Manchester Cityt, që pas kësaj ndeshjeje është vetëm 5 pikë larg Arsenalit që kryeson Premier League.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll