Sport

VIDEO / Bayern hakmerret ndaj Freiburgut që e eliminoi nga Kupa, fiton edhe Borussia Dortmund ndaj Union Berlinit!...

Dortmundi ka arritur të reagojë pas dy “shuplakave” pa përgjigje që ka marrë në harkun kohor të katër ditëve. Para derbit të Bayernit ata kishin 9 fitore dhe vetëm një barazim, megjithatë, ata u mundën lehtësisht nga skuadra e Mynihut dhe u eliminuan nga Leipzig në kupë në mesjavë.

8 Prill 2023, 18:56 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern hakmerret ndaj Freiburgut që e eliminoi nga Kupa, fiton edhe

GJERMANI - Bayern u 'hakmorr' për eliminimin nga Kupa nga Freiburgu pak ditë më pare dhe arrin të fitojë në “Europa Park” edhe pse me shifra minimale 1-0, por që mjaftojnë për të qenë ende në kre të Bundesligës, me 2 pikë më shumë se Dortmundi, i cili gjithashtu fitoi këtë fundjavë përballë një rivali direkt për vendet e parë, si Unioni i Berlini me shifrat 2-1 në “Signal Induna Park”.

Shtatë ndeshje deri në fund të sezonit dhe bavarezët vazhdojnë të jenë në krye edhe pse jo shumë të qetë, pasi rivalët i kanë shumë pranë. Megjithatë për momentin duhet t'i gëzohet këtij supergoli të De Ligt në fillimin e pjesë së dytë, një gol që vlen sa 3 pikët.

Thomas Tuchel, tre ditë pas eliminimit shokues të bavarezëve në Allianz Arena në çerekfinalet e Kupës, e ka çuar skuadrën e tij drejt një "2X2" në ligë që nga dita kur pasoi Julian Nagelsmann. .

Së pari, me një fitore të dominuar 4-2 ndaj Dortmundit në derbin e titullit, të dielën e kaluar dhe sot me një fitore 1-0 ndaj Freiburgut (me golin e De Ligt), i cili nuk arriti të festojë për herë të dytë në vetëm 24 orë ndaj Bayernit, tani në rrezik për të qenë jashtë katërshes së parë, në rast se Leipzig largohet fitimtar nga Berlini kur përballet me Herthan.

Njëkohësisht Dortmundi ka arritur të reagojë pas dy “shuplakave” pa përgjigje që ka marrë në harkun kohor të katër ditëve. Para derbit të Bayernit ata kishin 9 fitore dhe vetëm një barazim, megjithatë, ata u mundën lehtësisht nga skuadra e Mynihut dhe u eliminuan nga Leipzig në kupë në mesjavë.

Në ndeshjen e sotme edhe pse u barazua nga Unioni, ata arritën të marrin “tre pikët” me zëvendësuesin “e artë” të Terziçit, Jusufa Mukoko, i cili hyri në ndeshje në minutën e 74-të dhe shënoi golin e fitores për Borussia-n në minutën e 79-të (2-1.) që e mban atë ende në garë për titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll