Bota

Gruaja bllokohet brenda banjos së avionit, piloti bën uljen e detyruar në Denver

26 Shtator 2019, 19:12 Nga DOSJA
Gruaja bllokohet brenda banjos së avionit, piloti bën uljen e detyruar

DENVER- Një pasagjere , që po fluturonte me avionët e linjës ajrore, United Airlines ishte bllokuar në banjo teksa  avioni ishte në ajër, gjatë rrugës e tij për në San Francisko të.

Por për shkak të këtij incidenti  piloti ka bërë uljen e detyruar në Denver.

Pasi pasagjerja hyri në banjën e Boeing 737-800, askush nuk mund ta hapte derën. Pra, Fluturimi 1554 i United Airlines përfundimisht, pasoi me ulje të detyruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit rreth orës 7:30 pasdite, ditën e djeshme.

Departamenti i  Zjarrit në Denver Greg Pixley konfirmoi për TIME se zyra e zjarrit ishte thirrur për të ndihmuar në nxjerrjen e pasagjerit dhe ishte në gjendje të hapte derën.

Një tjetër pasagjer në United Airlines Flight 1554 postoi një video në rrjetet sociale ku dukej qartë që një grup njerëzish me disa jelekë portokalli ishin grumbulluar rreth derës së banjës, duke u përpjekur ta prishin atë.

Burimi: TIME

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota denver gruaja bllokohet ne banjo piloti ulje e detyruar denver gruaja bllokohet ne banjo piloti ulje e detyruar

Sondazh

Poll