Sport

Shpërthen Ten Hag, pas dëmtimit të Rashford: “Është faji i kalendarit, nuk mund të luash tre ndeshje në gjashtë ditë”

Trajneri holandez kritikon numrin e ndeshjeve të luajtura pas dëmtimit të yllit të tij

8 Prill 2023, 18:33 Nga DOSJA

Shpërthen Ten Hag, pas dëmtimit të Rashford:

ANGLI - Fitorja e Manchester United ndaj Evertonit ka lënë një shije të hidhur në ‘Teatrin e Ëndrrave’. Dëmtimi i Rashfordit kushtëzon sezonin e ‘Djajve të Kuq’ kur kalendari ishte më i kompresuar. Erik Ten Hag foli pikërisht për këtë: "Duhet të presim, nuk duket mirë. Edhe një herë, kjo është për shkak të kalendarit... duhet t’i mbrojmë lojtarët tanë".

Sulmuesi 25-vjeçar u detyrua të largohej pas 81 minutash në Old Trafford, pas një dëmtimi të dukshëm në këmbën e djathtë. Rashford çaloi rreth perimetrit të fushës dhe u nis drejt poshtë tunelit, pasi u zëvendësua nga Wout Weghorst .

Shpërthen Ten Hag, pas dëmtimit të Rashford:

Trajneri i United ka shkuar më tej, duke kritikuar ashpër kalendarin që duhet të përballojnë futbollistët, mes kompeticioneve europiane, atyre të ligave dhe ndeshjeve me kombëtaren: “Nuk mund të luash tre ndeshje çdo gjashtë ditë”.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i Ajax-it e ka vlerësuar ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Evertonit: "Duhet të jemi më klinikë, të qartë. Më të pamëshirshëm në zonën kundërshtare. Kjo lojë duhet të kishte përfunduar në pjesën e parë." 

Megjithatë, holandezi është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij: “Ishte një lojë e shkëlqyer, ne luajtëm tre ndeshje në gjashtë ditë... Lojë e shkëlqyer”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll