Sport

VIDEO / Tottenham arrin një fitore të rëndësishme ndaj Brighton mes sherrit dhe kartonave te kuq!

Në ndeshjet e tjera, vijon të fitojë Newcastle, që mundi me përmbysje Brentford. Fitore minimale mori dhe West Ham, që mundi vetëm falë një autogoli Fulham.

8 Prill 2023, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO / Tottenham arrin një fitore të rëndësishme ndaj

ANGLI - Pas dy barazimesh u rikthye tek fitorja dhe Tottenham, që mundi me jo pak vështirësi Brighton. Gjithçka fillon nga supergoli i Son që shënoi në të 10-ën minutë.

 

Megjithatë më pas loja nisi të kontrollohej nga miqtë, që 7 minuta pas golit të koreanit gjetën golin e barazimit, megjithatë VAR u ndërpreu festën. Por festa për Brighton u ndez në të 34-ën, kur Dunk vendosi ekuilibrin.

Trajneri provizor i Tottenhamit, Cristian Stellini dhe trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, u duk se u përplasën në një moment kaotik, por në fund shtrënguan duart për momentin, në një nga momentet e shumta të tensionuara në stadiumin e Tottenham Hotspur.


Ndërkohë ndodhi më pas përplaset vazhduan dhe u bën më serioze në pjesën e dytë kur u përjashtuan të dy. Një ndërveprim i dytë që përfshinte një numër stafesh trajnerësh nga të dyja palët rezultoi në marrjen e vendimit të gjyqtarit Stuart Attwell duke treguar të dy kartonët e kuq.

“Spurs” iu falën më pas një goli të kapitenit Kane 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, për të marrë 3 pikët e për ti ushtruar presion Manchester United-it për zonën Champions.

Në ndeshjet e tjera, vijon të fitojë Newcastle, që mundi me përmbysje Brentford. Fitore minimale mori dhe West Ham, që mundi vetëm falë një autogoli Fulham. Reed e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij duke regjistruar episodin që vulosi këtë përballje.

Në takimet e tjera, Aston Villa mundi minimalisht  Nottingham, ndërsa Leicester u mund 0-1  nga Bournemouth në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll