Sport

VIDEO / Lampard e fillon me humbje, nuk ka shpëtim për Chelsea!

Pas raundit të 30-të të Premier League, Wolves renditet në vend të 12-të me 31 pikë, teksa Chelsea në vend të 11-të me 39 pikë.

8 Prill 2023, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO / Lampard e fillon me humbje, nuk ka shpëtim për Chelsea!

ANGLI - Pas Potter e Saltor, as Lampard nuk ia ka dalë që të gjejë fitoren për skuadrën e Chelsea-t.

“Blutë” e Londrës u mundën me rezultatin 1-0 në transfertën e Wolves, në një sfidë që ishte shumë e luftuar.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 31’ me Matheus Nunes, i cili realizoi një gol spektakolar, duke zhbllokuar takimin dhe njëkohësisht duke u dhuruar tri pikët vendasve.

Chelsea tentoi të kundërpërgjigjet në disa raste në pjesën e dytë, megjithatë nuk ia doli.


Pas raundit të 30-të të Premier League, Wolves renditet në vend të 12-të me 31 pikë, teksa Chelsea në vend të 11-të me 39 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll