8 Prill 2023, 15:47
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Projekti mbresëlënës i stadiumit të ri ‘Bombonera’! Klubi legjendar Boca Juniors do të ketë një arenë me 112.000 vende që do të duket si në filmat fantastiko-shkencor. Jorge Reale, i cili është në garë për t'u bërë president i Boca Juniors, prezantoi projektin e ri të stadiumit ‘Bombonera’, i cili do të ketë një kapacitet prej 112.00 vende.
Kandidati për president ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa imazhe të stadiumit ku do të luajë Boca Juniors dhe pranë tij ka shkruar mesazhin: “ Ëndrra e stadiumit të ri Bombonera po afron”.

Menaxheri propozoi që stadiumi i ri të ndërtohej në 15 hektarë, në Isla Demarchi, gati një kilometër larg vendit ku ndodhet arena aktuale ‘Bombonera’. Stadiumi i ardhshëm i Boca Juniors do të ketë 444 vende VIP, 78 kabina për transmetime televizive dhe 4000 vende parkimi.
Jorge Reale u premton tifozëve të Boca Juniors se do të zgjidhë problemin e stadiumit, pasi arena aktuale ka 54.000 vende dhe është shumë i vogël për 315.000 anëtarët e klubit.
“Stadiumi i ri ‘Bombonera’ mbetet në lagjen tonë. Ne nuk zgjidhim vetëm problemet e kapaciteteve, zgjidhim edhe një problem shumë të madh që na shqetëson prej shumë vitesh. Të gjithë anëtarët do të kishin të njëjtën të drejtë dhe të njëjtin shans për të mbështetur klubin që duan”, tha Jorge Reale.
Çfarë do të ndodhë me stadiumin e vjetër ‘Bombonera’
Jorge Reale gjithashtu ka plane me ‘Bombonerën’ aktuale. Skuadra e femrave dhe junioret e klubit Boca Juniors do të luajnë në stadiumin e vjetër. “Nëse e arrijmë këtë ëndërr, ne nuk do të largohemi nga La Boca dhe do ta mbajmë në këmbë ‘Bombonerën’ tonë legjendare. Ne jemi më të mëdhenjtë në Argjentinë, e meritojmë!”, ka shkruar kandidati për president të Bocas në Instagram
Stadiumi aktual ‘Bombonera’ ka një kapacitet prej 54.000 vendesh, por ndeshja e luajtur nga Boca Juniors kundër San Lorenzo më 24 maj 1940 u ndoq nga 57.395 shikues.
Boca Juniors është në vendin e tetë në Primera Division të Argjentinës me 14 pikë, në nivel me Lanus, Newells dhe Argentinos.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Prill 2023, 15:15
ANGLI - Mesfushori sulmues i Arsenalit, Reiss Nelson (23), i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në 11 ndeshje kët&eum...
Sport
8 Prill 2023, 14:20
ARABI SAUDITE - Të gjithë pyesin se ku do të luajë Leo Messi sezonin e ardhshëm. “Pleshti” mund të rinovojë me PS...
Sport
8 Prill 2023, 14:01
ITALI - Lazion e pret sot në mbrëmje një ndeshje mjaft e vështirë. Bardhekaltrit do të përballen me Juventusin në &ldquo...
Sport
8 Prill 2023, 13:06
ZVICER - Njeriu i fuqishëm i federatës evropiane, Alexander Ceferin, i qëndron në deklaratat e tij në librin "Messianico" të gazet...
Sport
8 Prill 2023, 12:15
ANGLI - Holandezi Erik Ten Hag, trajner i Man.United, tha këtë të premte, në konferencën për shtyp të ndeshjes së të...
Sport
8 Prill 2023, 11:54
SPANJE - Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, ka përfituar nga pushimi i dhënë nga Carlo Ancelotti, pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës&nbs...
Sport
8 Prill 2023, 11:37
SPANJE - Janë të shumtë personazhet e famshëm që kanë përfituar nga kjo Javë e Shenjtë për të...
Sport
8 Prill 2023, 11:19
ANGLI - Jean Todt ka shumë gjëra për të treguar. Ai është një nga figurat më emblematike të F1. Ai...
Sport
8 Prill 2023, 10:56
ANGLI - Kovacic e di se me kë do të përballet të mërkurën e ardhshme. Kroati luajti për Santiago Bernabéu ...
Sport
8 Prill 2023, 09:50
Popullariteti i saj është i madh, ndaj që nga viti 2021, Netflix ka regjistruar episode të reja të serialit për bukuroshen...