Sport

Hysaj beniamini i Sarrit, sot në ndeshjen e 315-të së bashku!

Mbrojtësi shqiptar është pyetur edhe për bashkëpunimin e tij me Sarrin. 29-vjeçari është lojtari i preferuar i trajnerit italian, teksa në karrierën e tij nuk ka aktivizuar asnjë lojtar tjetër më shumë se Hysajn.

8 Prill 2023, 14:01 Nga DOSJA
Hysaj beniamini i Sarrit, sot në ndeshjen e 315-të së bashku!

ITALI - Lazion e pret sot në mbrëmje një ndeshje mjaft e vështirë. Bardhekaltrit do të përballen me Juventusin në “Olimpiko”. Elseid Hysaj ka folur për mediat në prag të kësaj sfide dhe paralajmëron “zonjën e vjetër” se e kanë përgatitur ndeshjen në detaje.

“Gjatë javës e përgatitëm këtë ndeshje në detaje. Fatkeqësisht, në dy vitet e fundit nuk kemi arritur t’i mposhtim kurrë. Do të duhet të japim diçka më shumë në krahasim me ndeshjet e fundit kundër tyre. Shpresoj të shkojë ndryshe këtë herë, padyshim falë ndihmës së tifozëve tanë”, ka thënë fillimisht Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar është pyetur edhe për bashkëpunimin e tij me Sarrin. 29-vjeçari është lojtari i preferuar i trajnerit italian, teksa në karrierën e tij nuk ka aktivizuar asnjë lojtar tjetër më shumë se Hysajn. Bëhet fjalë për 314 paraqitje nën drejtimin e Sarrit. Sigurisht që një statistikë e tillë i jep vetëm krenari kapitenit të Kombëtares shqiptare.

“Një krenari dhe një nder i madh. Sarrin e njoh prej shumë vitesh. Para Lazios kemi qenë bashkë në Empoli dhe Napoli. Atij i pëlqen të përmirësojë çdo lojtar që stërvit dhe shpresoj të jem në gjendje të punoj me të edhe për shumë vite të tjera”, është shprehur Elseid Hysaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll